Forcat blu të qytetit të Korçës kanë ndaluar një 42-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë kundër bashkëjetueses së tij. Apostol Seit Çullari, banues në fshatin Porodinë të Korcës është arrestuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij. 29-vjeçarja me iniciale F.L, e cila bashkëjetonte me Çullarin ka bërë kallzimin në polici, ku është shprehur se 42 vjeçari ushtronte dhunë sistematike dhe këtë e ka bërë edhe gjatë periudhës së ahtatëzanisë. Policia e Korcës ka bërë ndalimin e Çullarit, mbi të cilin rëndon vepra penale “dhunë në familje”. /Rovena Dupi/]]>
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *