Korçë, miratohet për herë të dytë buxheti për vitin 2013

0

Përplasja e radhës mes Bashkisë së Korçës dhe Prefekturës ka çuar përsëri për rivotim buxhetin e vitit 2013. Shkak për votimin e buxhetit të Bashkisë për herë të dytë është bërë kthimi i tij nga ana e prefektit Andrea Mano, nën argumentin se është shkelur  ligji në përcaktimin e pagave të vendorëve, por edhe në përcaktimin e kuotës që duhet derdhur në Këshillin e Qarkut.

Kthimi mbrapsht i buxhetit të Bashkisë së Korçës duket si një taktikë e përvitshme e institucionit të Prefektit. Anëtarët e  majtë nuk kanë marrë parasysh vërejtjet e tij, duke i konsideruar ato si politike, ndërsa e kanë miratuar sërish buxhetin e vitit 2013 vetëm me votat e tyre.

Ndërkohë më herët është bërë edhe konfigurimi i Këshillit Bashkiak të Korçës pas largimit të dy anëtarëve të LSI-së nga grupi i të djathtëve, konkretisht Jorida Nëmaçka dhe Gurie Gollobërda.

Me lëvizjet e katër anëtarëve të grupit të djathtë në dy mbledhjet e fundit të këtij Këshilli Bashkiak, numri i këshilltarëve të djathë ka ardhur duke u tkurrur e cila ka arritur deri në 12, ndërsa ai i këshilltarëve të majtë ka shkuar në 23 anëtarë.

/Amela Shehi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here