Korçë, konflikt në parcelën e mollës, vritet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar u vra me thikë mbrëmje e djeshme pas një sherri me një tjetër të ri për punën në parcelën e mollëve. Viktima Muhamed Çela është nga fshati Babam i Korçës, ndërsa idyshuar i krimit është 24-vjeçari Ervin Spaho banor në të njëjtin fshat. Dy të rinjtë janë konfliktuar pas daljes nga puna, rreth

Një 19-vjeçar u vra me thikë mbrëmje e djeshme pas një sherri me një tjetër të ri për punën në parcelën e mollëve. Viktima Muhamed Çela është nga fshati Babam i Korçës, ndërsa idyshuar i krimit është 24-vjeçari Ervin Spaho banor në të njëjtin fshat.

Dy të rinjtë janë konfliktuar pas daljes nga puna, rreth orës 20:00, ku të bërtiturat janë dëgjuar edhe nga banorë të tjerë.  Këto të fundit kanë ndihmuar për të zbardhur motivin e ngjarjes. Sipas të dhënave të rinjtë punonin në parcelat e një bashkëfshatari të tyre duke vjelë mollë. Ato ishin të punësuar prej disa ditësh ndërkohë që kishin konflikte me njëri-tjetrin kush i bënte bisht punës.

Dyshohet se konflikti ka nisur në parcelat me mollë dhe më pas ka shkuar deri në përleshje. Kjo ka bërë që Ervin Spaho të nxjerrë një thikë duke qëlluar disa herë 19-vjeçarin. Goditjet e marra i kanë kushtuar jetën 19-vjeçarit, i cili ishte djalë i vetëm me dy motra. Për t’i ardhur në ndihmë familjes ai punonte ku të mundte në fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policissë, e cila nisi hetimet dhe ka shpallur në kërkim autorin.

/Objektiv.al/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar