Qyteti i Korçës ka rënë pre e personave të papërgjegjshëm të cilët masakrojnë vlerat kulturore. Gjatë orëve të natës rreth 8 skluptura të artistëve korçarë janë dëmtuar dhe rrëzuar nga persona të paidentifikuar. I menjëhereshëm ka qënë reagimi i bashkisë dhe skluptorët korçarë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këto vepra arti duke
Qyteti i Korçës ka rënë pre e personave të papërgjegjshëm të cilët masakrojnë vlerat kulturore. Gjatë orëve të natës rreth 8 skluptura të artistëve korçarë janë dëmtuar dhe rrëzuar nga persona të paidentifikuar.
I menjëhereshëm ka qënë reagimi i bashkisë dhe skluptorët korçarë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këto vepra arti duke dënuar këtë akt. Sipas skluptorëve dhunimi i këtyre veprave është një turp për Korçën dhe qytetarët korçarë të cilët duhet ti ruajnë me fanatizëm këto vepra të artit modern.
Ndërkaq në qytetin e Korçës janë 32 skluptura të gdhendura në gur, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga artistë vendas dhe të huaj. 32 sklupturat të përqëndruar kryesisht në parku ”Rinia” tashmë janë një pasuri e trashëgimisë kulturorë të qytetit.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *