Korçë, bie automjeti nga ura, dy viktima dhe tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur tre të tjerë. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së të enjtes. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet i tipit “Mazda” me targa AA679IS, me të cilin udhëtonin personat ka rënë nga

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur tre të tjerë. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së të enjtes. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet i tipit “Mazda” me targa AA679IS, me të cilin udhëtonin personat ka rënë nga një urë.

Viktimat që ka shënuar ky aksident janë, T.Q dhe E.A, ndërsa kanë mbetur të plagosur N.M, 24 vjeç dhe K.SH, 21 vjeç dhe V.SH, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Korcës për të marrë ndihmën mjekësore. Personat udhëtonin nga Pojani në Drithas 2 km nga rruga nacionale Korçë-Pogradec dhe mjeti drejtohej nga Taulant Qeleshi.

Mendohet se aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/Objektiv.al/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar