Korcë, 44-vjeçari rreh gruan dhe djeg kunatën në fytyrë

Korcë, 44-vjeçari rreh gruan dhe djeg kunatën në fytyrë

Një 44-vjecar nga Korca ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij dhe ka djegur në fytyrë kunatën pasi nuk i kanë dhënë para për të luajtur bixhoz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Bilishtit. Policia bën të ditur se çifti Ilia dhe Brunilda Kordalli prej tre muajsh jetonin të ndarë për shkak

Një 44-vjecar nga Korca ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij dhe ka djegur në fytyrë kunatën pasi nuk i kanë dhënë para për të luajtur bixhoz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Bilishtit.

Policia bën të ditur se çifti Ilia dhe Brunilda Kordalli prej tre muajsh jetonin të ndarë për shkak të dhunës sistematike prej 13 vitesh, që 44-vjeçari ushtronte ndaj bashkëshortes. Mësohet se pasi shtetasi Kordalli ka shitur gjithçka në shtëpinë e tij dhe paratë e fituara i ka luajtur në bixhoz, ai ka shkuar mbrëmë në banesën e kunatës (motra e gruas), ku strehohej bashkëshortja dhe dy vajzat e mitura, për të kërkuar  para.

Pasi e shoqja ka refuzuar ti japë të tjera të holla, agresori i cili e ka rrahur me grushte dhe shkelma në sy të 2 vajzave, 8 dhe 12-vjeçare të cilat janë përpjekur të ndalojnë babain e tyre. Në të tilla kushte kunata Nexhmie R. ka ndërhyrë, çka sjellë edhe sulmin ndaj saj. Sipas policisë, dhëndri  i ka derdhur një tenxhere me gjellë në fytyrë, duke i shkaktuar djegie në një pjesë të fytyrës dhe qafë.

44-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes por është vënë në pranga nga policia vetëm disa orë më vonë.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar