Kontroll “rrufe” për doping tek Reali

0

Plot dhjetë futbollistë të Realit të Madridit i janë nënshtruar gjatë seancës së fundit kontrolleve për doping, duke bërë testin e urinës dhe të gjakut. Mes futbollistëve të testuar është edhe numri një i Botës, Kristiano Ronaldo, kontrolli i të cilit vjen fill pas atij që iu bë Lionel Mesit para disa ditësh.

Ekipi i Karlo Ançelotit pati një vizitë të papritur nga ana e zyrtarëve të UEFA-s dhe Agjencisë Spanjolle të Antidopingut, e cila kohët e fundit ka qenë nën akuzë se kontrollonte vazhdimisht futbollistin e Barcelonës, Leo Mesi.

Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon që lojtarët e Realit i nënshtrohen testeve të antidopingut. Kjo kishte ndodhur edhe përpara finales së Superkupës së Europës me Seviljan, raporton e përditshme sportive madrilene AS.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here