Plot dhjetë futbollistë të Realit të Madridit i janë nënshtruar gjatë seancës së fundit kontrolleve për doping, duke bërë testin e urinës dhe të gjakut. Mes futbollistëve të testuar është edhe numri një i Botës, Kristiano Ronaldo, kontrolli i të cilit vjen fill pas atij që iu bë Lionel Mesit para disa ditësh. Ekipi i
Plot dhjetë futbollistë të Realit të Madridit i janë nënshtruar gjatë seancës së fundit kontrolleve për doping, duke bërë testin e urinës dhe të gjakut. Mes futbollistëve të testuar është edhe numri një i Botës, Kristiano Ronaldo, kontrolli i të cilit vjen fill pas atij që iu bë Lionel Mesit para disa ditësh.
Ekipi i Karlo Ançelotit pati një vizitë të papritur nga ana e zyrtarëve të UEFA-s dhe Agjencisë Spanjolle të Antidopingut, e cila kohët e fundit ka qenë nën akuzë se kontrollonte vazhdimisht futbollistin e Barcelonës, Leo Mesi.
Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon që lojtarët e Realit i nënshtrohen testeve të antidopingut. Kjo kishte ndodhur edhe përpara finales së Superkupës së Europës me Seviljan, raporton e përditshme sportive madrilene AS.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *