Konsumimi i rrushit forcon shikimin

Nëse përfshini konsumimin e rrushit në dietën tuaj ju do të mbroni retinën e syve tuaj. Në këto rezultate kanë dalë studimet më të fundit në SHBA. Sëmundja e retinës është një çregullim i syve që shkakton dëme në pjesën e pasme të syrit, por që luan një rol kyç në shikim. Disa prej simptomave

Nëse përfshini konsumimin e rrushit në dietën tuaj ju do të mbroni retinën e syve tuaj. Në këto rezultate kanë dalë studimet më të fundit në SHBA.

Sëmundja e retinës është një çregullim i syve që shkakton dëme në pjesën e pasme të syrit, por që luan një rol kyç në shikim. Disa prej simptomave të shkatërrimit retinal janë si humbja e shikimit, verbëri gjatë natës, ndjeshmëri ndaj dritës, etj.

Një studim i ri i Univeristetit të Miami-t në SHBA u përqendrua kryesisht në efektin mbrojtës të konsumimit të rrushit.

Studiuesit e realizuan eksperimentin e tyre në disa kavje. Ato kontrollonin në vazhdimësi dietën me rrush tek kavjet dhe vunë re se në kavjet që u provua konsumimi i rrushit kishte përmirësime të shikimit më shumë se tek ato që nuk e provuan konsumimin.

Rezultatet treguan se rrushi zbret nivelin inflamator të proteinave në retinë dhe në të njëjtën kohë rrit numrin e proteinave mbrojtëse në retinë.

Studiuesit sugjeruan se konsumimi i ushqimeve të shëndetshme gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e verbërisë.

Rezultatet e studimit u paraqitën në Konferencën “Association for Research in Vision and Ophthalmology” e cila u mbajt në Orlando, Florida një javë më parë.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar