Konsumimi i alkoolit tek të rinjtë në nivele alarmante

Konsumimi i alkoolit tek të rinjtë në nivele alarmante

Konsumimi i alkoolit tek të rinjtë shqiptarë ka pësuar një rritje me 30 për qind vitet e fundit. Mjekët pohojnë se rritja e konsumimit të alkoolit tek moshat 18-25 vjeç vjen për shkaqe të ndryshme. Faktori moshë mbetet ai kryesori, stresi gjithashtu ka ndikim të madh. Gazeta “Panorama” shkruan sot se një në dhjetë meshkuj

Konsumimi i alkoolit tek të rinjtë shqiptarë ka pësuar një rritje me 30 për qind vitet e fundit.

Mjekët pohojnë se rritja e konsumimit të alkoolit tek moshat 18-25 vjeç vjen për shkaqe të ndryshme.

Faktori moshë mbetet ai kryesori, stresi gjithashtu ka ndikim të madh. Gazeta “Panorama” shkruan sot se një në dhjetë meshkuj në Shqipëri është impotent. Të prekur në krenarinë mashkullore, përgjithësisht meshkujt evitojnë konsultat me mjekët dhe përkeqësojnë më keq  shëndetin e tyre  fizik edhe psikologjik.

Konsumimi i alkoolit, duhanit, jeta studentore dhe obeziteti, renditen ndër shkaqet kryesore të shtimit të rasteve me këtë çrregullim .Të rinjtë e sotëm priren më së shumti të konsumojnë doza të larta alkooli dhe të evitojnë  evenimentet sportive.

Specialistët  konstatojnë se  ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes alkoolit dhe impotencës mashkullore . Pra, përveç pasojave fizike dhe psikologjike, duket se konsumimi i alkoolit ka ndikim të madh edhe në marrëdhëniet seksuale.

/Juljana Xhakolli/                                                                                                                                                                                                                                                                                     

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar