Konkursi ndërkombëtar Philip C. Jessup, Shqipëria përfaqesohet nga “Bedër”

Një ekip me studentë të Departamentit të Drejtesisë, përfaqësuan Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition. Tashmë në vitin e tij të 60-të, Jessup është konkursi ndërkombëtar më i madh në botë për studentët e drejtësisë, me pjesëmarrës nga më shumë se 700 Universitete nga mbarë bota. Raundet ndërkombëtare u

Një ekip me studentë të Departamentit të Drejtesisë, përfaqësuan Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition.

Tashmë në vitin e tij të 60-të, Jessup është konkursi ndërkombëtar më i madh në botë për studentët e drejtësisë, me pjesëmarrës nga më shumë se 700 Universitete nga mbarë bota.

Raundet ndërkombëtare u zhvilluan me datë 31 Mars – 6 prill 2019, në Hyatt Regency në Kapitol Hill, Uashington, DC.

Ekipi i studentëve të Kolegjit Universitar Bedër konkurroi me studentët nga Indonezia, Brazili, India dhe Iraku, dhe morrën sugjerime pozitive nga anëtarët e jurisë për përfomancën e treguar.

Ekipi përbëhej nga studentet Thoma Kristo, Razie Hela dhe Ines Sota, si dhe trajnerët Daniel Klingenberg dhe Albi Cela.

Skuadra e “Bedër” është e vetmja nga Shqipëria që përfaqesohet në këtë kompeticion prestigjioz për të gjashtin vit radhazi, duke bërë një paraqitje mjaft dinjitoze.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar