Konkursi i hamburgëve

0

Uashington- Zhvillohet konkursi i përvitshëm i Z-Burger, ku në vetëm 10 minuta Molly Schuyler gllabëroi 26 hamburger. Ajo është gruaja e parë që ka fituar këtë garë duke marrë një çek prej 1500 mijë dollarësh pasi mundi kampionin e vitit të kaluar me vetëm një hamburger më shumë.

Jemi mësuar që në gara të tilla të shikojmë më shumë meshkuj se sa femrat, por kësaj here ajo triumfoi. Ajo shprehet se ndihej shumë mirë që fitoi dhe që u tregoi të gjithëve se edhe vajzat mund të hanë, ndonëse ushqimi të shëndosh, dhe është i yndyrshëm, për të është i shijshëm, pikant dhe nuk i vjen aspak turp.

Pork y nuk ka qënë konkursi i fundit që ajo ka marrë pjesë pasi në janar Schuylur hëngri 363 krahë pule në 30 minuta në konkursin e Filadelfias dhe ka konkurruar gjiothashtu në shumë gara të tjera me ushqim.

Një konkurent tjetër shprehet se ajo është e papërmbajtshme dhe se është në gjendje të hajë gjithçka që mund t’i ofrohet pasi ka një shpirt garues shumë insistues.

Ky është viti i 6-shtë i zhvillimit të këtij konkursi dhe rekordi ka kaluar nga 20 hamburger në 26 këtë vit. Bashkë me numrin e hamburgerve të ngrënë ka ndryshuar dhe çmimi i fituesve nga 400 në 1500 dollarë.

http://www.youtube.com/watch?v=640pzftbEIg

/ Izabela Zavalani /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here