Borxhi 100 euro, i merr jetën një personi

Borxhi 100 euro, i merr jetën një personi

Një konflikt borxhi i ka kushtuar jetën  47 vjecarit Artur Gjiza, banues në Paskuqan  i cili ka mbetur  i vdekur mbrëmë pas një sherri me thikë. Policia e komisariatit të Kamzës ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin  Besim Ndreu 40 vjec nga Dibra dhe banues thuajse pranë banesës së viktimës. Nga të dhenat e para

Një konflikt borxhi i ka kushtuar jetën  47 vjecarit Artur Gjiza, banues në Paskuqan  i cili ka mbetur  i vdekur mbrëmë pas një sherri me thikë.

Policia e komisariatit të Kamzës ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin  Besim Ndreu 40 vjec nga Dibra dhe banues thuajse pranë banesës së viktimës. Nga të dhenat e para policore mësohet se viktima Gjiza  i kishte borxh Ndreut, shumën prej 100 eurosh.

Ndreu u arrestua nga policia pak momente pas krimit dhe bashkë me të, efektivat blu i bllokuan edhe një thikë të gjakosur që mbante me vete, e cila sipas burimeve të policisë dyshohet se ishte arma e krimit.

Ndërkaq i plagosuri mësohet se ka mbërritur në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, por  nuk mundi të mbijetonte pasi plagët e marra në bark dhe gjoks ishin tepër të rënda.  Policia tha se në debat e sipër për borxhin personat janë konfliktuar, ndërsa Ndreu ka nxjerrë një thikë që mbante me vete duke ia ngulur në trup personit me të cilin kishte konfliktin e borxhit.

Në grindje e sipër një person kishte tentuar t’i ndante, por nga ana tjetër Ndreu i ka ngulur thikën bashkëfshatarit të tij. Burimet e policisë thanë se të dy personat më parë kishin jetuar e punuar në Greqi, ndërsa prej pak vitesh ishin rikthyer në Shqipëri. Afërsisht 6 muaj më parë të dy personat kishin pasur një marrëdhënie normale, ndërkohë që kanë marrë e dhënë borxh mes tyre. Mësohet se shtetasi i arrestuar, Ndreu e ka pranuar  autorësinë e vrasjes së Artur Gjizës.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar