Konfliktet në Kosovë bllokojnë Urën e Mitrovicës

Prej vitesh ura e Mitrovicës ka qenë qendër përleshjesh etnike. Gjatë  pasdites së  djeshme demonstruesit kosovarë dhe ata serbë janë përlesheshur në pjesën veriore të Mitrovicës. Përleshja ndodhi për shkak të  ndë rtimit të  një  barrikade mbi urën e Mitrovicës, nga një  pakicë  serbe. Prej tre vitesh serbët e kanë bllokuar herë pas here urën

Prej vitesh ura e Mitrovicës ka qenë qendër përleshjesh etnike. Gjatë  pasdites së  djeshme demonstruesit kosovarë dhe ata serbë janë përlesheshur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Përleshja ndodhi për shkak të  ndë rtimit të  një  barrikade mbi urën e Mitrovicës, nga një  pakicë  serbe.

Prej tre vitesh serbët e kanë bllokuar herë pas here urën e Mitrovicës duke shkaktuar të tilla situata. Bllokada e rradhë s nënkuptonte refuzimin e komunitetit serb kundrejt pavarësisë së Kosovës.

Në një komunikatë  të  zëëdhënësit të  Policisë së Kosovës, Avni Zahiti u shpreh se 13 policë dhe 10 civilë mbetë n të  plagosur.

“Policia e Kosovës nuk ka përdorur asnjë forcë përveç gazit lotsjellës. Gjashtë automjete janë djegur dhe shumë automjete të tjera u dëmtuan”, tha ai.

Ndërkohë, nga përleshja mbetën të plagosur edhe disa punonjës të policisë.

/Shkëndije Curri/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar