Një person ndërroi jetë ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë një konflikti me armë mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orëes 13:30 përpara një hoteli në zonën e ujit të Ftohtë. Viktima është një 32-vjeçar, pronar i një lokali, ndëersa dy të plagosurit, të cilët janë jashte rrezikut për jetën
Një person ndërroi jetë ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë një konflikti me armë mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orëes 13:30 përpara një hoteli në zonën e ujit të Ftohtë.
Viktima është një 32-vjeçar, pronar i një lokali, ndëersa dy të plagosurit, të cilët janë jashte rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës , janë kushërinj të viktimës. Në drejtim të tre personave u qëllua me breshëri automatiku nga shtetas ende të paidentifikuar. Ata u dërguan menjëherë në spital, por njëri prej tyre nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Shkak i konfliktit që përfundoi në vrasje është mospagimi i qerasë së një objekti nga ana e kushërinjve. Policia bën me dije se janë shoqëruar në komisariat 8 persona, dëshmitarë të ngjarjes, dhe se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *