Regjisori Kastriot Çipi shprehet se kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do ta padisë për shpifje. Ai ka thënë se janë të pavërteta deklaratat e Veliajt se ky ka marrë para nga shteti për një projekt që s’e ka realizuar kurrë. “Ka nisur një konflikt civil mes meje dhe atij që e quajnë ‘qeni
Regjisori Kastriot Çipi shprehet se kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do ta padisë për shpifje.
Ai ka thënë se janë të pavërteta deklaratat e Veliajt se ky ka marrë para nga shteti për një projekt që s’e ka realizuar kurrë.
“Ka nisur një konflikt civil mes meje dhe atij që e quajnë ‘qeni i sulmit’ të Ramës. Do ta çoj në gjyq, pasi u mundua të bënte shashkën e radhës”, është shprehur Çipi në emisionin “A Show” në News24.
Ai akuzohet për arsye se po kundërshton projektin për rrezimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë.
“Një sulm frontal e bënë edhe mediat e afër tij, pasi unë kam qenë një nga zërat kritikë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Jam bërë armik i shtetit për shkak të ideve të mija”,ka thënë Çipi.
Ai hedh poshtë, me argumente të forta, “argumentet” e Ramës dhe Veliajt për shembjen e Teatrit.
Çipi thekson se Rama dhe Veliaj po kërkojnë prishjen e ndërstesës së teatrit “për të vjedhur para publike”.
M. Kërçeli
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *