Konflikt fizik në Parlament mes deputetit Gent Strazimirit dhe Pjerin Ndreut

Debati mes deputetëve për përdorimin e armëve i propozuar nga Ministria e Brendshme kalon përtej kufinjëve të një diskutimii parlamentar. Në kohën që po fliste ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë sallës pati një konflikt fizik mes Gent Strazimirit të PD-së dhe Pjerin Ndreut të PS-së. Ngjarja ka ndodhur në koridorein e parlamentit ku debate me fjalë

Debati mes deputetëve për përdorimin e armëve i propozuar nga Ministria e Brendshme kalon përtej kufinjëve të një diskutimii parlamentar. Në kohën që po fliste ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë sallës pati një konflikt fizik mes Gent Strazimirit të PD-së dhe Pjerin Ndreut të PS-së.

Ngjarja ka ndodhur në koridorein e parlamentit ku debate me fjalë ka marrë dimensione tjera. Në momentin e aksidenit në faltore po fliste ish-kryeministri Sali Berisha.

Konflikti mes tyre ka bërë që të gjithë deputetët në sallë të rendin drejt korridorit po kështu dhe forcat e sigurisë së Kuvendit. Largohen nga seanca gratë deputete, kurse deputeti Sali Berisha paralajmëron një bojkot të Kuvendit.
“Kjo sallë nga tempull demokracie është kthyer në strofkull krimi”, tha ai për mediat menjëherë pas incidentit.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, shprehet se nuk ka lidhje me incidentin qe u shenua me deputetin Genc Strazimiri. “ Isha ne kafe, nuk kam lidhje me incidentin”, tha Ndreu.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar që seance të ndërpritet, dhe tha se opozitës nuk ja mbyllni dot gojën. Kërkesë kjo që pranohet na nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule.

“Doni të vazhdoni seancën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ia mbyllni dot opozitës gojën, nuk e zhdukni opozitën. i keni bërë llogaritë gabim. Ju kërkoj fillimisht të mos e vazhdoni këtë seancë. Morët masë ndaj Sali Berishës se tha fjalë që i kishte thënë kryeministri, ndërsa tani vazhdoni pa problem”, tha Paloka.

/ Ejup Lila /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar