Konferenca e tretë ndërkombëtare në shkencat e edukimit

Departamenti i Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi për të 3-in vit radhazi konferencën ndërkombëtare në shkencat e edukimit. Në konferencë morën pjesë rreth 160 referues nga 20 vende të ndryshme të botës. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm zëvendësministrja e arsimit dhe sporteve, znj. Nora Malaj, përfaqësues të Universitetit

Departamenti i Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi për të 3-in vit radhazi konferencën ndërkombëtare në shkencat e edukimit. Në konferencë morën pjesë rreth 160 referues nga 20 vende të ndryshme të botës.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm zëvendësministrja e arsimit dhe sporteve, znj. Nora Malaj, përfaqësues të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, si edhe mjaft akademikë dhe figura publike nga Shqipëria dhe më gjerë.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit z.Ahmet Ecirli,  i cili gjatë fjalës së tij u uroi mirëseardhjen në këtë aktivitet të gjithë të pranishmëve. Më pas ai bëri një përmbledhje të shkurtër të programit të konferencës dhe e mbylli fjalën e tij duke falënderuar pjesëmarrësit dhe duke shprehur vendosmërinë e fakultetit në aktivitete të tjera të ngjashme.

Zëvendësministrja e arsimit, znj.Malaj përgëzoi Universitetin Bedër për organizimin e konferencave të tilla, që ndikojnë jo vetëm në të mirë të botës akademike, por edhe në të mirë të shoqërisë, pasi janë pikërisht  studentët e ardhmja e shoqërisë. Njëkohësisht ajo bëri një rezyme të shkurtër të kontributit që Universiteti Bedër ka dhënë në këto 3 vjet aktivitet, jo vetëm në arsim, por edhe më gjerë në fusha të tjera të jetës.

Ndërsa rektori i Universitetit Bedër, z. Ferdinand Gjana ndau me të pranishmit rëndësinë dhe frytin që ka organizmi i aktiviteteve të tilla në fushën e edukimit. Gjithashtu ai ofroi mbështetjen e tij dhe shprehu kënaqësinë e organizimit të kësaj konferencë për të 3-in vit radhazi nga Universiteti Hëna e Plotë (Bedër).

Pjesëmarrësit vazhduan më tej me referimet e temave të përgatitura dhe diskutimet në sesione të veçanta. Kjo konferencë do t’i zhvillojë punimet e saj në dy ditët në vijim.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar