Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës organizon Konferencën e tretë ndërkombëtare të studiuesve të rinj në fushën e drejtësisë. Në konferencë morën pjesë më shumë se 60 studiues dhe pedagogë nga 21 vende të ndryshme të Botës dhe 40 universitete. Në ceremoninë e
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës organizon Konferencën e tretë ndërkombëtare të studiuesve të rinj në fushën e drejtësisë. Në konferencë morën pjesë më shumë se 60 studiues dhe pedagogë nga 21 vende të ndryshme të Botës dhe 40 universitete.
Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues nga bota akdemike , drejtues të universiteteve, organizatorë të konferencës si dhe personalitete nga fusha e drejtësisë. Kryetari i konferencës dhe njëkohësisht rektori i Universitetit Hëna e Plotë (Bedër) Dr. Ferdinand Gjana, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu bindjen se organizimi për herë të tretë i kësaj konference, në Shqipëri, është një mundësi për studiuesit dhe akademikët që vijnë nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë, që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca dhe të ofrojnë idetë e tyre në lidhje me problematikat që shtrohen në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Ai tha se ky organizim tregon rëndësinë që Bedër i kushton kërkimit shkencor.
Ceremoninë e hapjes së konferencës e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Altin Shegani. Ai vlerësoi bashkëpunimin mes Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) dhe Fakultetit Jurdik, në organizimin e konferencës së dytë në fushën e drejtësisë. Profesor Shegani u ndal në rëndësinë që ka mbledhja e studiuesve të rinj nga një numër të madh vendesh në kuptimin dhe harmonizimin e sistemeve të ndryshme ligjore.
Pjesmarrësit vazhduan më tej me referimet e temave të përgatitura dhe diskutimet në sesione të veçanta.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *