Koncensioni i Uzinës së Cërrikut

Koncesioni i rafinerisë së naftës në Cërrik vishet me dyshime të forta ligjore, pasi dokumentat zyrtarë dëshmojnë se qeveria ka shkelur vendimin e gjykatës.  Në datën 8 korrik, Ministria e Ekonomisë ka shpallur si fitues të koncensionit kompaninë “Kurum” dhe vendimi është paditur në Gjykatë nga një tjetër kompani pjesëmarrëse në tender. Në datën 22

Koncesioni i rafinerisë së naftës në Cërrik vishet me dyshime të forta ligjore, pasi dokumentat zyrtarë dëshmojnë se qeveria ka shkelur vendimin e gjykatës. 

Në datën 8 korrik, Ministria e Ekonomisë ka shpallur si fitues të koncensionit kompaninë “Kurum” dhe vendimi është paditur në Gjykatë nga një tjetër kompani pjesëmarrëse në tender.

Në datën 22 korrik, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka urdhëruar pezullimin e këtij koncesioni për parregullsi ligjore.

Ky është vendimi zyrtar i marrë nga gjyqtari Artur Gaxhi, i cili detyron qeverinë që të ndalë menjëherë koncesionin deri në qartësimin e problemeve ligjore. Vetë qeveria është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim në datën 23 korrik.

Në vendimin e zbardhur, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë qartëson se qeveria e ka refuzuar që në fillim gjithë procesin gjyqësor.

Sipas vendimit, Ministria e Ekonomisë ka refuzuar të nënshkruajë fletë-thirrjen e për rrjedhojë edhe paraqitjen në proces.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar