Komunitetet e Krishtera solidarizohen me ortodoksët e Përmetit

0

Ngjarjet e ditëve të fundit në kishën e Përmetit kanë sjellë sot njëzeri reagimin e Komuniteteve të Krishtera të Shqipërisë.

Kështu, Kisha Ortodokse Autoqefale, Kisha Katolike dhe Vllazëria Unigjillore e Shqipërisë kanë pohuar së bashku se kanë ndjekur me mjaft shqetësim dhe indinjatë ngjarjet në kishën Ortodokse të Përmetit ‘’ Shën-Maria e Pazarit’’, ku dhe i kanë krahasuar këto ngjarje me ato të viteve të komunizmit, ku institucionet fetare persekutoheshin.

‘’Pamjet e transmetuara nga mediat na sollën edhe një herë në mendje vitet e persekutimit dhe të luftës ndaj institucioneve fetare dhe objekteve  të kultit, ndërkohë që presim kthimin e objekteve dhe pronave të komuniteteve tona fetare’’, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.

Më tej ato i kanë bërë thirrje shtetit shqiptar që të angazhohet për zgjidhjen përfundimtare të kthimit të pronave komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilët nuk po gjejnë një zgjidhje edhe pas 23 vitesh demokraci.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here