Komunikatat e Policisë së Shtetit nga sot do të jenë të deklasifikuara, çka do të thotë se do të jenë publike për të gjithë. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i cili nëpërmjet faqes së tij zyrtare në “Facebook” thekson se deklasifikimi i komunikatave është reforma për të garantuar
Komunikatat e Policisë së Shtetit nga sot do të jenë të deklasifikuara, çka do të thotë se do të jenë publike për të gjithë. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i cili nëpërmjet faqes së tij zyrtare në “Facebook” thekson se deklasifikimi i komunikatave është reforma për të garantuar transparencë maksimale ndaj publikut.
“Nuk vlen përgjigja për PD dhe debati politik sa vlen reformimi i sistemit. Sot për herë të parë deklasifikohet komunikata e Policisë së Shtetit. Deri dje ishte sekret. Ministri i Brendshëm, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Presidenti i Republikës, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i SHISH merrnin një kopje ditore të klasifikuar, ndërkohë që media merrte ekstraktin e ngjarjeve më të rëndësishme.
Nga sot, komunikata do jetë publike për të gjithë. Duke respektuar të dhënat private, ngjarjet në hetim të vazhdueshëm dhe të dhëna të tjera që duhet të përbëjnë sekret. Kjo është reforma jonë për të garantuar transparencë maksimale ndaj publikut. Kjo është përgjigja jonë. Reformimi i sistemit! Të paktën tani shpresoj do heshtin, nëse kanë filtër etik, moral e përkushtim ndaj te vërtetës”, shkruan z. Tahiri në “Facebook”.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *