Komplimentet e bëjnë njeriun më produktiv

Fjalët e bukura dhe lëvdatat stimulojnë trurin, kjo vjen në formën e shpërblimit dhe nxit të jepesh më shumë në atë që bën. Rritet vetëvlerësimi dhe puna bëhet më produktive. Një grup shkencëtarësh të Institudit shkencor nacional japonez dëshmojnë sesi truri fjalët e bukura dhe lëvdatat i sheh si shpërblim shoqëror dhe reagon në mënyrë

Fjalët e bukura dhe lëvdatat stimulojnë trurin, kjo vjen në formën e shpërblimit dhe nxit të jepesh më shumë në atë që bën. Rritet vetëvlerësimi dhe puna bëhet më produktive.

Një grup shkencëtarësh të Institudit shkencor nacional japonez dëshmojnë sesi truri fjalët e bukura dhe lëvdatat i sheh si shpërblim shoqëror dhe reagon në mënyrë të ngjashme sikur tyë kishin marrë dhuratë në të holla, shkruan “Daily Mail”

Shkencëtarët kanë vëzhguar një grup prej 47 të anketuarve, të cilët kanë kryer detyra në kompjuter dhe kanë zbuluar që ato të cilët kanë marrë komplimenta për punën e tyrë detyrat e ardhshme i kanë kryer më mirë dhe me motiv më të madh. Ata të cilët nuk kanë marrë komplimenta detyrat i kanë krer më të njëjtin nivel si më parë.

 about

Punën tonë të mirë ne e njohim edhe vetë, por në rradhë të parë mjedisi, i cili me lëvdatat e veta rrit vetëvlerësimin tonë, thotë i famshëmi Abrham Malsow.

Njerëzit të cilët nuk kanë vetëvlerësim ndihen të paaftë dhe për këtë arsye nuk kanë motiv për punë, ndërsa komplimentat janë ilaçi i duhur për vetëvlerësimin e ulët, kanë shpjeguar shkencëtarët.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar