Kompetenca për tarifat e transportit urban, pr/ligji debatohet në Komisionin e Ekonomisë

Sot Komisioni parlamentar i Ekonomisë po shqyrton disa shtesa në ligjin ”Për transportet rrugore”, që lidhet me transferimin e kompetencave nga pushteti qendror në drejtim të pushtetit vendor për përcaktimin e tarifave të transportit pytetar. Ndryshimi i propozuar në projektligj ngarkon bashkinë që të ofrojë për  qytetarët një shërbim sa më cilësor përmes politikave që

Sot Komisioni parlamentar i Ekonomisë po shqyrton disa shtesa në ligjin ”Për transportet rrugore”, që lidhet me transferimin e kompetencave nga pushteti qendror në drejtim të pushtetit vendor për përcaktimin e tarifave të transportit pytetar.

Ndryshimi i propozuar në projektligj ngarkon bashkinë që të ofrojë për  qytetarët një shërbim sa më cilësor përmes politikave që do të ndërrmarrë Të pranishëm në komision për ndryshimin e projektligjit ishte edhe zv/ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani.

“Bashkia lidh kontratë për shërbimin e transportit urban me çdo shoqëri që plotëson ato kriteret dhe ai që bën kontratën vendos edhe çmimin”, shpjegoi zv.ministri Manjani.

Gjithashtu zv/ministry shtoi se qeveria qendrore do të ndërhyjë për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe do të rregullojë politikat sociale. Por, pr/ligji nuk ka asnjë prapaskenë, pasi qeveria vendore e ka patur dhe më parë përgjegjësinë për transportin urban, pasi janë bashkitë që i japin licencat per kompanitë e transportit. Aktualisht, për këtë çështje, kemi debate vetëm me Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës nuk na ka dorëzuar asgjë konkrete në lidhje me situatën e transportit urban.

Ndërsa deputetët e opozitës e kundërshtuan pr/ligjin duke theksuar se qeveria do të heqë përgjegjësinë e saj për rritjen e çmimit të biletës për transportin urban.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar