Kompanitë më të mëdha në botë dënojnë Rusinë

Kompanitë më të mëdha në botë dënojnë Rusinë

Disa nga kompanitë më të njohura në botë si: Apple, Google, Microsoft, Honda Motor i Japonisë, Exxon Mobil dhe Harley-Davidson Inc dënuan Rusinë për shkak të sulmeve ndaj Ukrainës. Të martën Apple tha se kishte ndaluar shitjet e iPhone dhe produkteve të tjera në Rusi. Ajo gjithashtu shtoi se se po bënte ndryshime në aplikacionin

Disa nga kompanitë më të njohura në botë si: Apple, Google, Microsoft, Honda Motor i Japonisë, Exxon Mobil dhe Harley-Davidson Inc dënuan Rusinë për shkak të sulmeve ndaj Ukrainës.

Të martën Apple tha se kishte ndaluar shitjet e iPhone dhe produkteve të tjera në Rusi. Ajo gjithashtu shtoi se se po bënte ndryshime në aplikacionin e saj Maps për të mbrojtur civilët në Ukrainë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për pushtimin rus të Ukrainës dhe qëndrojmë me të gjithë njerëzit që po vuajnë si rezultat i dhunës”, tha Apple.

Google tha se kishte bllokuar aplikacionet celulare të lidhura me botuesin rus, e cila lidhej me lajmet, duke përfshirë kërkimin e Google Neës.

Google gjithashtu ndaloi RT dhe kanalet e tjera ruse të marrin para për reklama në faqet e internetit, aplikacionet dhe videot në YouTube.

Microsoft tha se do të heqë aplikacionet celulare të RT nga dyqani i saj i aplikacioneve Ëindoës dhe do të ndalojë reklamat në mediat e sponsorizuara nga shteti rus.

Boeing pezulloi mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike për linjat ajrore ruse. Firma amerikane e energjisë Exxon Mobil tha se do të largohej nga Rusia, duke iu bashkuar një liste në rritje të kompanive perëndimore që kundërshtojnë Moskën për pushtimin e saj të Ukrainë.

Ndërsa prodhuesi i motoçikletave Harley-Davidson Inc pezulloi dërgesat e biçikletave të tij në Rusi. Honda Motor i Japonisë tha se pezulloi dërgesat e makinave dhe motoçikletave.

Vendet perëndimore kanë rritur në mënyrë të vazhdueshme sanksionet ndaj Rusisë që kur ajo pushtoi Ukrainën javën e kaluar, duke përfshirë mbylljen e disa bankave ruse nga rrjeti financiar global SWIFT.

Masat kanë goditur rublën dhe kanë detyruar bankën qendrore Ruse të rrisë normat e interest.

Përgatiti: Denisa Kovaci

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar