Kompania kineze “Alibaba” trazon tregun e tregtisë online

Hyrja e planifikuar në bursë e gjigantit kinez të tregtisë në internet, Alibaba, mund të ulë çmimet nga e cila mund të përfitojnë konsumatorët dhe të sjell kohë të vështira për konkurrentët si Amazon dhe Ebay . Studiuesi i tregtisë, Kai Hudetz nga Instituti për Studime të Tregtisë në Këln thotë për Deutsche Welle se

Hyrja e planifikuar në bursë e gjigantit kinez të tregtisë në internet, Alibaba, mund të ulë çmimet nga e cila mund të përfitojnë konsumatorët dhe të sjell kohë të vështira për konkurrentët si Amazon dhe Ebay .

Studiuesi i tregtisë, Kai Hudetz nga Instituti për Studime të Tregtisë në Këln thotë për Deutsche Welle se kam frikë se do të kenë sukses, frika lind nga fakti që për strategjitë afatmesme dhe afatgjata të Alibabës dihet shumë pak.

Analistët e vlerësojnë koncernin në 120 deri 180 miliardë dollarë amerikanë. Kështu, vitin e kaluar Alibaba shiti mallra për një vlerë totale më shumë se 170 miliardë dollarë, më shumë se sipërmarrjet perëndimore të tregtisë online, Amazon dhe Ebay së bashku, transmeton DË. Ky fakt e dallon Alibabën nga konkurrenca, -thotë eksperti për tregtinë online, Alexander Graf.

Grupi Alibaba përfshin shërbime si Taobao, një shtëpi ankandi online që largoi nga tregu konkurrentin e ngjashëm me Ebay. Në faqen Aliexpress.com klientët gjejnë ngjashëm – si tek Amazon – mallra nga tregtarët.

Në platformat e tij, grupi Alibaba ofron vetëm mallra nga ofrues të tretë. Ndryshe nga Ebay, nuk ka kosto as për shitësit dhe as për blerësin. Alibaba financohet vetëm nga të ardhurat nga reklamat, një koncept që në periudhë afatgjatë mund ta vinte në pozitë të vështirë Ebay-in.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar