Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar: Votuan 300 familje të ngujuara

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar: Votuan 300 familje të ngujuara

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka prezantuar dje konkluzionet e ekspeditës kombëtare të misionarëve të pajtimit. Sipas këtij komiteti në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, arritën të votojnë rreth 300 familje të ngujuara. Kryetari i komitetit, Gjin Marku theksoi se nga 1221 familje të ngujuara e 3800 të fshehura nga hasmëria, u bë e mundur që

Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka prezantuar dje konkluzionet e ekspeditës kombëtare të misionarëve të pajtimit.

Sipas këtij komiteti në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, arritën të votojnë rreth 300 familje të ngujuara.
Kryetari i komitetit, Gjin Marku theksoi se nga 1221 familje të ngujuara e 3800 të fshehura nga hasmëria, u bë e mundur që 260 nga familjet e fshehura dhe 47 të ngujuara të shqëroheshin nga misionarët për në qendrën e votimit. Për shkak se kërkesa jonë për kuti të lëvizshme u refuzua nga KQZ.

Për të mundësuar votimin e sa më shumë qytetarëve, grupet e komitetit u aktivizuan në 2800 fshatra, 300 komuna dhe 60 bashki.
Perfaqesuesit e misionareve dhe te shoqatave te pajtimit nga te gjitha rrethet e vendit filluan me dt 20 mars 2011, ekspediten dymujore te pajtimit pergjate fushates zgjedhore, per te mbajtur nen kontroll situaten midis familjeve ne hasmeri.

Organizimi i kesaj ekspedite u kerkua nga konferenca e jashtezakonshme kombetare e misionareve dhe shoqatave te pajtimit, mbi traditen ne mbeshtetje te shtetit te se drejtes, e zhvilluar ne bashkepunim me Akademine e Shkencave ne Tirane.

Ekspedita eshte vazhdim i planit vjetor dhe ekspeditave disa mujore ne prag festash fetare e ngjarjesh te tjera kombetare qe kane dhene rezultate ne pajtime, duke gjetur mbeshtetjen dhe vleresimin e komunitetit nderkombetar, te Komisionit Europian dhe te OSBE/ODIHR.

 

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar