Komiteti i Helsinkut: Gjuha e urrejtjes po shton krimet

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka konstatuar se gjuha e urrejtjes po  gjen përdorim gjithnjë e më të madh në shoqërinë  maqedonase. Kjo shoqërohet edhe me rritjen e numrit të krimeve, që nxiten nga urrejtja mes dy komuniteteve më të mëdha në vend. Vojisllav Stojanovksi,  përfaqësues i Komitetit Maqedonas të 

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka konstatuar se gjuha e urrejtjes po  gjen përdorim gjithnjë e më të madh në shoqërinë  maqedonase. Kjo shoqërohet edhe me rritjen e numrit të krimeve, që nxiten nga urrejtja mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.

Vojisllav Stojanovksi,  përfaqësues i Komitetit Maqedonas të  Helsinkit është shprehur se institucionet  përkatëse nuk I trajtojnë sic duhet krimet, ndërsa gjykatat nuk japin dënime të ashpra ashtu sic duhet të ndodhë, fakt që con në përsëritjen e incidenteve. Sipas tij nga muaji mars i këtij viti janë regjistruar 35 incidente.

“Unë do te kujtoj atë ndaj një fëmije 13 vjeç me origjinë shqiptare, që është dhunuar, vetëm pse nuk pranoi të puthte nje kryq të cilin ia kanë dhënë tre maqedonas. Për këtë arsye ata e rrahën fëmijën dhe e prenë me thikë në fytyrë. Për fat të keq autorët e këtij krimi ende janë të panjohur për policinë, siç ndodh në shumicën e rasteve kur bëhet fjalë për krime nga urrejtja”, ka deklaruar Stojanovski. Më tej ai është shprehur se problemi qëndron edhe tek policia,e cila shpeshherë heziton në zbardhjen e rasteve dhe  nuk bën kategorizimet e duhura për autorët e krimeve.

Drejtuesit e Komitetit të Helsinkit, konstatojnë se dënimi më i lartë që është shqiptuar deri më tani për incidentet entike është 5 muaj burg, ndërsa  në të shumtën e rasteve gjykatësit kanë dhënë dënim me kusht për autorët e incidenteve.

 

 /Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar