Komiteti i Helsinkit kërkon drejtësi për romët

0

Në lidhje me çështjen e familjeve rome ka reaguar sot edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, duke i këkuar autoriteteve në vend ta trajtojnë problemin me drejtësi.

Komiteti ka kërkuar strehimin e romëve në kushte të përshtatshem si dhe ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Ministrisë së punëve dhe Çështjeve Sociale për strehimin e tyre në zonën e Kombinatit.

Sipaas deklaratës së bërë nga ky komitet, problemit duhet t’i jepet zgjidhje jo vetëm formalisht, por njëherë e përgjithmonë.

‘‘E vetmja gjë që romët po kërkojnë është zbatimi i Strategjisë kombëtare të miratuar nga vete qeveria’’, thuhet në reagim.

Për KSHH-në, pavarësisht ngjyrimeve të mundshme politike, nuk mund të mohohet prania e elementëve diskriminues në këtë çështje.

/Romina Qama/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here