Komisioni Europian i shqetësuar për programin e përgjimit të SHBA

Komisioni Europian i shqetësuar për programin e përgjimit të SHBA

Komisioni Europian shpreh shqetësim në lidhje me skandalin e përgjimeve në SHBA. Programi i mbikëqyrjes së SHBA-së, thuhet se mund të dëgjojë bisedat telefonike të amerikanëve, githashtu të kontrollojë përdorimin e internetit të të huajve që përdorin ”providers” amerikanë. Komisioni Europian është i shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme për jetën private të qytetarëve

Komisioni Europian shpreh shqetësim në lidhje me skandalin e përgjimeve në SHBA. Programi i mbikëqyrjes së SHBA-së, thuhet se mund të dëgjojë bisedat telefonike të amerikanëve, githashtu të kontrollojë përdorimin e internetit të të huajve që përdorin ”providers” amerikanë.

Komisioni Europian është i shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme për jetën private të qytetarëve të BE-së. Ne shpresojmë të marrim më shumë informacione dhe detaje mbi këtë temë nga autoritetet amerikane, u shpreh zëdhënësja Mina Andreeva, ndërkohë që zyrtarët e lartë amerikanë e kanë mbrojtur programin në fjalë.

Të premten, presidenti Barack Obama ka mbrojtur metodat kundër-terroriste duke thënë se amerikanët duhet të bëjnë disa zgjedhje në balancimin e privatësisë dhe të sigurisë. Ai u shpreh se programet janë të kontrolluara rreptësisht dhe të autorizuara nga Kongresi.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar