Kombetarja jo e plotë , FIFA nxjerr probleme

Kombetarja jo e plotë , FIFA nxjerr probleme

Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi,Vullnet Basha dhe Agon Mehmeti mund të mos jenë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Islandës. Katër lojtarët janë grumbulluar nga tekniku italian i Kombëtares shqiptare dhe kanë udhëtuar edhe drejt rezidencës së skuadrës sonë në Durrës, por sipas informacioneve ata mund të mos luajnë nëse nuk vjen në kohë leja

Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi,Vullnet Basha dhe Agon Mehmeti mund të mos jenë në dispozicion të trajnerit Gianni De Biasi për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Islandës. Katër lojtarët janë grumbulluar nga tekniku italian i Kombëtares shqiptare dhe kanë udhëtuar edhe drejt rezidencës së skuadrës sonë në Durrës, por sipas informacioneve ata mund të mos luajnë nëse nuk vjen në kohë leja nga FIFA.

Që të katër futbollistët më parë kanë luajtur për Shpresat e Zvicrës (Gashi, Abrashi dhe Vullnet Basha) dhe Suedisë (Agon Mehmeti), ndaj për t’u veshur kuqezi do duhet që më parë të merret një leje speciale nga FIFA. Sipas të gjitha gjasave, edhe për këta lojtarë do të ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e Migjen Bashës, por nëse lojtari i Torinos priti shumë gjatë për të marrë përgjigjen e FIFA-s, këta të fundit do ta kenë disi më të thjeshtë, duke qenë se Basha u ka hapur disi rrugën dhe seanca gjyqësore në FIFA kthehet gati në formalitet.

Gjithësesi, lojtarët do të stërviten me ekipin dhe do të presin lejekalimin, i cili nëse vjen deri 1 orë e gjysmë para ndeshjes, do të thotë se lojtari mund të aktivizohet edhe në ndeshje zyrtare.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar