Komanda “Ctrl+Alt+Delete” ishte një gabim

0

Microsoft bashkë me themeluesin Bill Gates kanë pranuar se komanda “Ctrl-Alt-Delete”  ishte një “gabim”.

Duke folur gjatë një interviste në Universitetin e Harvardit, Gates shprehet: “Ne mund të kemi pasur një buton të vetëm, por djalosh i cili ka dizajn keyboard IBM nuk dëshironte të na jepte një buton të vetëm – kjo ishte një gabim,” tha ai, duke nxitur duartrokitje dhe të qeshura nga audienca.

wadwa

Për këtë arsye, inxhinieri David Bradley vendosi kombinimin Ctrl-Alt-Delete në tastierë, e cila është përdorur edhe sot e kësaj dite në kompjuterë në mënyrë që të nxjerrin Task Manager ose të kyçin plotësisht një kompjuter.

Nëse ju jeni një përdorues kompjuteri, kombinimi i tastierës “Control-Alt-Delete” mund të thotë diçka për ju, nëse ju e keni gjetur ndonjëherë veten në mëshirën e një kompjuteri që nuk reagon, atherë do të shfaqet një tabelë orientuese e cila kërkon një rrugë akoma më të gjatë sesa një buton i vetëm.

/Altin Tufa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here