Kolegji Zgjedhor vendosi sot që të rinumerohen 10 qendra votimi në qarkun e Lezhës, duke pranuar kështu pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike. Oerd Bylykbashi, përfaqësues ligjor i PD-së, deklaroi se Kolegji Zgjedhur ka pranuar pjesërisht kërkesën e tyre për rinumrimin e 10 qendrave të votimit në Lezhë, qendra të ankimuara fillimisht në Komisionin Qendror të
Kolegji Zgjedhor vendosi sot që të rinumerohen 10 qendra votimi në qarkun e Lezhës, duke pranuar kështu pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike.
Oerd Bylykbashi, përfaqësues ligjor i PD-së, deklaroi se Kolegji Zgjedhur ka pranuar pjesërisht kërkesën e tyre për rinumrimin e 10 qendrave të votimit në Lezhë, qendra të ankimuara fillimisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kështu u pranua që së paku në ato 10 qendra kishte trafik dhe vjedhje me presion të paktën të 400 votave nga Partia Socialiste.
Ndër të tjera Bylykbashi tha: “Është për të ardhur keq se nuk u orën në konsideratë, të gjitha ato fakte që u provuan botërisht për 248 qendra votimi, ku ishin së paku 300 vota të tjera të vjedhura nga PS.
Pak më vonë do të fillojë në Kolegj procesi i rinumrimit dhe rivlerësimit që do të rikonfirmojë vjedhjen e PS në qarkun e Lezhës.Partia Demokratike edhe kështu siç është e mban mandatin, po s’ka pse të jetë i fituar me pak vota, por të bazohet mbi fotën e vërtetë të shqiptarëve, ne nuk kemi fituar me 39 vota diferencë por me mbi 700 të tilla.”
Kolegji Zgjedhor pritet të nisë rinumërimin e këtyre qendrave të votimit rreth orës 15:00 në ambjentet e Gjykatës së Apelit.
/Bekim Bici/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *