Kolegji Zgjedhor shqyrton tre ankimimet e Qarkut të Lezhës

Kolegji Zgjedhor shqyrton tre ankimimet e Qarkut të Lezhës

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit pritet që këtë javë të japë vendimin për tre kërkesë-paditë për qarkun e Lezhës. Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në 6 qendra votimi, Partia Demokratike kërkon rinumërimin e 14 QV-ve, ndërsa Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë kërkon pavlefshmëri në të gjitha qarqet, mes tyre edhe në Lezhë. Dy ankesat

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit pritet që këtë javë të japë vendimin për tre kërkesë-paditë për qarkun e Lezhës.

Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në 6 qendra votimi, Partia Demokratike kërkon rinumërimin e 14 QV-ve, ndërsa Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë kërkon pavlefshmëri në të gjitha qarqet, mes tyre edhe në Lezhë.

Dy ankesat e Partisë Demokratike dhe tjetra e Partisë Socialiste, do të shqyrtohen më 31 korrik, ndërsa e PPKD më 30 korrik. Për shkak  se ankimimi është për të njëjtin qark, pritet bashkimi i çështjeve.

Sipas vendimit të KQZ-së të 10 korrikut mandatet e qarkut Lezhë u ndanë: 4 për koalicionin e djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” dhe tre për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Në rang kombëtar tashmë  83 mandate i ka koalicioni i majtë, i drejtuar nga Partia Socialiste, ndërsa 57 të tjera koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike.  Nëse kërkesa e Partise Socialiste pranohet,  Lezha do të përsërisë zgjedhjet.

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar