Kolegji zgjedhor pritet të shqyrtojë kërkesën ankimore të PD-së

Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë sot kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për rinumërimin e të gjitha kutive në këtë qark. Në ankimimin e saj PD kërkon rinumërimin e të gjitha kutive për shkak të shkeljeve të shumta të konstatuara gjatë numërimit në këtë qark. “Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të

Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë sot kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për rinumërimin e të gjitha kutive në këtë qark.

Në ankimimin e saj PD kërkon rinumërimin e të gjitha kutive për shkak të shkeljeve të shumta të konstatuara gjatë numërimit në këtë qark.

“Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë. Praktikisht të njëjtat fletë që u panë në KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, t’i rivlerësojë e rinumërojë Kolegji, e t’i fusë në rezultat”, theksohet në kërkesën e PD-së.

Nga rinumërimi një javë më parë, PD pati një rritje të diferencës së votave mes dy koalicioneve nga 39 në 740. Vendimi i KQZ-së i 10 korrikut për qarkun e Lezhës çoi në ndarjen e mandateve, 4 për aleancën e djathtë dhe 3 për atë të majtë.

Dy ditë më parë, PS në një deklaratë për shtyp njoftoi tërheqjen nga kërkesa e saj ankimore për pavlefshmërinë dhe rivotimin në qarkun e Lezhës, me qëllim që t’i hapë rrugë certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe mbylljes së shpejtë të procesit.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar