Kolegji Zgjedhor, merr sot vendim për Kukësin dhe Shkodrën

0

Kolegji zgjedhor pritet të japë sot vendimin për rinumërimin e Shkodrës që vijon ende në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Nëse Partia Socialiste ka ankimuar procesin dhe kërkoi që të merret i njëjti vendim si rasti i Lezhës, përfaqësues të Partisë Demokratike theksojnë se rasti i Shkodrës nuk është i ngjashëm me atë të Lezhës.

Ndërkohë sot Kolegji do të marrë edhe vendimin për ankimimin e LSI, e cila kërkon numërimin e disa kutive për qarkun e Kukësit, ku pretendon se mund ta marrë ajo mandatin e katërt në këtë qark dhe jo PD-ja.

Gjithashtu pritet që Kolegji të vendosë edhe për ankesën e Dritan Prifiti i cili ka kërkuar rinumërim për qarkun e Fierit.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here