Kokdhima zëvendëson Canën: Zyra funksionon normalisht,së shpejti edhe në Vranisht

Sarandë- Zyra në të cilën u realizua videoskandali me sekretarin e deputetit Koço Kokdhima, ka nisur funksionin e saj. Pas gjithë asaj që ndodhi vetë deputeti i Partisë Socialise në Sarandë ka reaguar në rrjetin social Facebook. “Zyra ime e pritjes së ankesave në Sarandë vazhdon punën normalisht me dy persona, ashtu siç ka funksionuar

Sarandë- Zyra në të cilën u realizua videoskandali me sekretarin e deputetit Koço Kokdhima, ka nisur funksionin e saj. Pas gjithë asaj që ndodhi vetë deputeti i Partisë Socialise në Sarandë ka reaguar në rrjetin social Facebook. “Zyra ime e pritjes së ankesave në Sarandë vazhdon punën normalisht me dy persona, ashtu siç ka funksionuar edhe më parë. Në zyrë shërbejnë zonjusha Meralda Golemi dhe zoti Vangjel Koka, i emëruar rishtazi. “

Pas denoncimit të 62 vjeçarit Agron Can është bërë menjëherë zëvendësimi i tij. Vetë Kkodhima dhe pasuesja e tij shprehen se Cane nuk ka qenë pjesë e stafit që prej 1 muaji. Në reagimin e tij deputeti socialist ka rënditur një sërë emrash të qytetarëve që kanë marrë shërbimet nga kjo zyrë këto ditë.

Zyra ndodhet në katin e parë të godinës së partisë socialiste në qëndër të qytetit të Sarandës. Në shkrimin e tij deputeti socialisht shprehet se së shpejti do hapet një tjetër zyrë në Vranisht. “Zyrat tona të pritjes së qytetarëve në Sarandë, Himarë dhe Tiranë do të jenë gjithmonë në shërbim të popullit, duke dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre dhe duke bërë të pamundurën për të ndihmuar çdo qytetar në nevojë. Së shpejti, ne do të hapim një zyrë edhe në Vranisht.” Shkruan Kokdhima.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar