Konferencë shkencore, mbi harmoninë ndërfetare në vend

Konferencë shkencore, mbi harmoninë ndërfetare në vend

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka organizuar një konferencë shkencore me temë “Harmonia Ndërfetare: Vlerë e Trashëgimisë Kombëtare Shqiptare”. Në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm personalitete të larta zyrtare të komuniteteve fetare në vend, studiues etj. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse drejtori i Institutit të Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, tha se harmonia është një

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka organizuar një konferencë shkencore me temë “Harmonia Ndërfetare: Vlerë e Trashëgimisë Kombëtare Shqiptare”. Në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm personalitete të larta zyrtare të komuniteteve fetare në vend, studiues etj.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse drejtori i Institutit të Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, tha se harmonia është një imazh që e mban të bashkuar popullin shqiptar dhe që gjen shprehje të qartë në shoqërinë tonë. “Ky imazh është një shembull i vlerave që ka ndërtuar dhe mbrojtur populli ynë gjatë historisë së tij mijravjeçare”, tha ai.

Bashkëjetesa ndërfetare është një nga sfidat më të vështira për shoqërinë sot për sot. “Por, sa i takon shqiptarëve toleranca ndërfetare nuk na mjafton, pasi jemi mësuar me harmoni ndërfetare, që e duam dhe e mbrojmë, ashtu si mbrojmë familjet tona”, tha Marashi.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kryetari i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë Selim Muça,  në fjalën e tij tha se “Mirëkuptimi ndërfetar është i trashëguar nga të parët tanë”. “Bashkëjetesa ndërfetare është në dobi të zhvillimit dhe vlerave morale të popullit tonë”, theksoi ai.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar