Kodheli: Shkarkimi i ushtarakëve me dy standarte

Ministria e Mbrojtjes përdor dy standarte për emërimin dhe lirimin e ushtarakëve shqiptarë me detyrë në qëndrat diplomatike. Sisas Kodhelit atasheu i Shqipërisë në Turqi lirohet nga detyra për arsye se jka gradë nënkolonel, që nuk pqrputhet me funksionin që ka. Një muaj më vonë shtabi do të hapë konkurimin në Angli, ku kriter është

Ministria e Mbrojtjes përdor dy standarte për emërimin dhe lirimin e ushtarakëve shqiptarë me detyrë në qëndrat diplomatike. Sisas Kodhelit atasheu i Shqipërisë në Turqi lirohet nga detyra për arsye se jka gradë nënkolonel, që nuk pqrputhet me funksionin që ka. Një muaj më vonë shtabi do të hapë konkurimin në Angli, ku kriter është grada colonel ose nënkolonel.

SHKARKIMI
Më 17 prill 2013, ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, Arben Imami, firmosi emërimin e Asllan Nuzit, atashe ushtarak në Turqi për një mandate 3-vjeçar. “Urdhëroj: Nënkolonel Asllan Nuzi, deri tani me detyrë shef sektori i Menaxhimit të Personelit në DMPK në Ministrinë e Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë dhe për periudhën 1 korrik 2013-30 qershor 2016 emërohet me detyrë atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident dhe atashe ushtarak në Republikën e Rumanisë, jorezident”, thuhet në urdhrin 754 të ministrit Imami.

Por, në qershor 2014, ministrja Mimi Kodheli ka urdhëruar kthimin e tij në Shqipëri, me argumentin se nuk i përputhet grada që ka me funksionin që kryen. Konkretisht, me urdhrin nr. 750 të 10 qershorit 2014, Kodheli ka urdhëruar “Nënkolonel Asllan Hamza Nuzi, me detyrë atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Turqi, për mospërputhje gradë-funksion, lirohet nga kjo detyrë dhe vihet në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar