Klubet serbe largohen nga Liga Ballkanike për shkak të Sigal Prishtinës

Klubet serbe largohen nga Liga Ballkanike për shkak të Sigal Prishtinës

Klubet serbe kanë hequr dorë përfundimisht nga Liga Ballkanike. Pjesëmarrja e Sigal Prishtinës nga sezoni i ardhshëm në këtë garë e ka revoltuar Federatën serbe të Basketbollit (KSS), e cila ka vendosur që të mos garojë më me ekipe në këtë ligë. Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i KSS-së, Andrija Kleut e ka gjetur një tjetër

Klubet serbe kanë hequr dorë përfundimisht nga Liga Ballkanike. Pjesëmarrja e Sigal Prishtinës nga sezoni i ardhshëm në këtë garë e ka revoltuar Federatën serbe të Basketbollit (KSS), e cila ka vendosur që të mos garojë më me ekipe në këtë ligë.

Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i KSS-së, Andrija Kleut e ka gjetur një tjetër arsye për mospjesëmarrjen e serbëve në këtë eveniment, të cilin e konsideron si jo të denjë për klubet e këtij vendi, transmeton Express.

“Klubet serbe nuk do të luajnë më në Ligën Ballkanike. Konkurrenca dhe cilësia e kësaj lige nuk janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e basketbollit tonë”, ka thënë Kleut për të përditshmen serbe Kurir.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar