Klose mendon largimin nga kombëtarja

Klose mendon largimin nga kombëtarja

Sulmuesi gjerman i skuadrës së Lazios, Miroslav Klose, është shprehur se dëshiron të largohet nga kombëtarja Gjermane pas botërorit 2014, para se të kthehet për ta mbyllur në Bundesligë. Golashënuesi veteran, i cili është një gol larg rekordit të Gerd Muller prej 68 golash për Gjermaninë, u largua nga kampionati gjerman për t’iu bashkuar Lazios,

Sulmuesi gjerman i skuadrës së Lazios, Miroslav Klose, është shprehur se dëshiron të largohet nga kombëtarja Gjermane pas botërorit 2014, para se të kthehet për ta mbyllur në Bundesligë.

Golashënuesi veteran, i cili është një gol larg rekordit të Gerd Muller prej 68 golash për Gjermaninë, u largua nga kampionati gjerman për t’iu bashkuar Lazios, ku shkëlqen në sulm pavarësisht se është 35-vjeçar.

Klose ka pranuar se do të pensionohet nga kombëtarja pas Botërorit të verës së ardhshme, ku (me 14 gola të shënuar) do të ketë rastin të thyejë edhe rekordin e Ronaldos prej 15 golash në Kupat Botërore.

“Dyshoj se pensionimi është ajo çfarë do të ndodhë me ekipin kombëtar. Titulli me ekipin është prioritet. Nëse unë mund ta fitoj Botërorin 2014 në Brazil, kjo do të ishte arritja më e madhe për mua. Gjithçka tjetër do të ishte sekondare”, tha  Klose për Kicker.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar