Klose golashënuesi më i mirë i të gjithë botërorëve

0

Sulmuesi gjerman, Miroslav Klose, njeriu i katër Botërorëve, ka realizuar përballë Brazilit dhe golin e 16-të në këtë lloj kompeticioni, duke kaluar përfundimisht Ronaldon i cili para startit të Botërorit mbronte këtë rekord me 15 gola.

Tashmë në krye të listës së shënuesve më të mirë të Botërorëve kemi një futbollist të ri.

Ai është gjermani, Miroslav Klose dhe mbase do të duhen shumë kohë që një tjetër futbollist të thyejë këtë rekord.

Klose ka shansin ta thellojë akoma më shumë rekordin e tij, pasi do të luajë edhe në finale.

/ Dorjan Gjepali /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here