Klasikja gjermane vjen në dimension evropian

Klasikja gjermane vjen në dimension evropian

Magjia e futbollit zbret sonte në fushën e blertë, këtë herë me finalën e evenimentit më të rëndësishëm futbollistik, Ligën e Kampionëve. Dy gjigandët e futbollit gjerman, Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit, do të përballen për trofeun më prestigjoz të kontinentit. Bajerni i Munihut siguroi finalen pasi eleminoi “alienët” e Barcelonës në gjysëmfinale me

Magjia e futbollit zbret sonte në fushën e blertë, këtë herë me finalën e evenimentit më të rëndësishëm futbollistik, Ligën e Kampionëve. Dy gjigandët e futbollit gjerman, Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit, do të përballen për trofeun më prestigjoz të kontinentit.

Bajerni i Munihut siguroi finalen pasi eleminoi “alienët” e Barcelonës në gjysëmfinale me rezultatin e përgjithshëm 7-0. Kampionët e rinj të Gjermanisë kanë qënë  nëntë  herrë në finale dhe kanë fituar katër prej tyre. Bavarezët e kanë ngritur trofeun për hërë të fundit në vitin 2001, ndërsa finalja e fundit ishte ajo e sezonit të kaluar, ku humbi përballë Çelsit me penallti.

Bajerni ka qëne i pafat  në finalet e këtij kompeticioni ku në tre vitet e fundit ka arritur dy herë deri në fazën e fundit pa mundur të fitojnë asgjë.

Borusia e Dortmundit vjen nga një gjysëmfinale historike ku eleminoi “galaktikët” e Realit të Madridit. Nënkampionët e Gjermanisë kanë qënë vetëm një herë në finale, në vitin 1997 dhe kanë arritur të fitojnë përballë Juventusit të frikshëm të asaj kohe.

Këto dy skuadra janë përballur 26 herë me njëra tjetrën. Statistikat flasin për bavarezët më 11 fitore. Borusia ka arritur 9 fitore, ndërsa 6 ndeshje janë ndarë në barazim. Në këto përballje ka një mesatare prej 3.2 gola për ndeshje.

Supersfida luhet sot në mbrëmje dhe ve përballë jo vetëm dy skuadrat por gjithashtu dy tranjerët më të sukseshëm të momentit. Hejkens dëshiron të ngrijë trofeun e fundit për këtë fund historie me Bajernin. Ndërsa Klop dëshiron të mbyllë  me sukses projektin e tij me Dortmundin.  Gjyqtari i ndeshjes do të jetë italiani Nikola Rizoli.

Ndeshja luhet në orën 20:45 dhe në territorin e Shqipërisë transmetohet nga “Tv Klan” dhe “Super Sport”.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar