Kjaer e ka mbyllur sezonin, Bremer objektivi i Maldinit, ja emrat e tjerë në listë

0

Nga Ermal Spahiu

Dëmtimi i Simon Kjaer në ndeshjen e fundit me Genaon ka shqetësuar jo pak Milanin. Mbrojtësi danez la fushën e blertë vetëm 4 minuta pas nisjes së takimit, kur dëmtoi ligamentin e gjurit të tij.

Ekzaminimet mjekësorë flasin për një operacion dhe qëndrim jashtë fushave të blerta për të paktën 6 muaj, ndaj sezoni për liderin e mbrojtjes tek kuqezinjtë mund të quhet praktikisht i përfunduar.

Mungesa për një kohë të gjatë e Kjaer, ka bërë që Maldini, Massara dhe Gazidis të kërkojnë në merkaton e dimrit për një zëvendësues, i cili mund të mbulojë hapësirën e lënë nga 31 vjeçari. Në listën e drejtuesve kuqezinj janë Geison Bremer i Torinos, Milinkovic i Fiorentinës, Luis Felipe i Lazios dhe Mattia Caldara, i huazuar nga Milan tek Venezia.

Simon Kjaer do të jetë një mungesë e rëndësishëm e trajnerit Pioli, i cili tani duhet të bëjë pa të thuajse në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni.

Objektiv.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here