Kirgizistan, pjesa veriore në gjendje të jashtëzakonshme

Kirgizistan, pjesa veriore në gjendje të jashtëzakonshme

Në pjesën veriore të Kirgizistanit ka hyrë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, pas përleshjeve të protestuesve dhe të policisë për minierën më të madhe të arit në vend. Prokurorët thanë se 92 persona u arrestuan kur forcat e sigurisë u zhvendosën për të shpërndarë protestën në minierën Kumtor. Kjo shkaktoi një protestë të re të

Në pjesën veriore të Kirgizistanit ka hyrë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, pas përleshjeve të protestuesve dhe të policisë për minierën më të madhe të arit në vend.

Prokurorët thanë se 92 persona u arrestuan kur forcat e sigurisë u zhvendosën për të shpërndarë protestën në minierën Kumtor.

Kjo shkaktoi një protestë të re të premten ku mijëra vendas filluan një marshim për lirimin e të ndaluarve, përplasjet me forcat e sigurisë, të cilët qëlluan me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Protestuesit po kërkojnë shtetëzimin e minierës Kumtor, e cila ka qenë tërësisht në pronësi  të grupit kanadez të minierave Centerra Gold që kur filloi punimet në vitin 1997, pasi akuzojnë kompaninë kanadeze se paguan shumë pak tatim dhe shkakton dëme mjedisore.

Miniera Kumtor përbën rreth 12 për qind të ekonomisë së Kirgizistanit.

Presidenti Kirgizistanit, Almazbek Atambayeku, të premten shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të rajonit verior ku gjendet  miniera dhe nënstacioni elektrik.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë deri më 10 qershor . Shtetrrethimi do të jetën në oraret 09:00-18:00 sipas kohës lokale, tha presidenca.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar