Kinë, 27 viktima nga shpërthimi në një minierë

Kinë, 27 viktima nga shpërthimi në një minierë

27 punëtorë kanë humbur jetën nga një shpërthim në një minierë qymyri në jugperëndim të Kinës. 81 minatorë u shpëtuan dhe 16 të lënduar janë dërguar në spital ku disa  prej tyre janë në gjendje kritike, si pasojë e djegieve të shumta dhe thithjes së gazit toksik. Incidenti erdhi si pasojë e një shpërthimi gazi.

27 punëtorë kanë humbur jetën nga një shpërthim në një minierë qymyri në jugperëndim të Kinës. 81 minatorë u shpëtuan dhe 16 të lënduar janë dërguar në spital ku disa  prej tyre janë në gjendje kritike, si pasojë e djegieve të shumta dhe thithjes së gazit toksik.

Incidenti erdhi si pasojë e një shpërthimi gazi. Minierat kineze kanë numrin më të lartë të vdekshmërisë për shkak të korrupsionit, mungesës së rregullsisë dhe procedurave të dobëta operative.

Aksidentet tashmë janë të zakonshme pasi siguria është e neglizhuar nga krerët, të cilët shikojnë interesat e tyre. Kina është konsumuesi më i madh i qymyrit me rreth 70 për qind, për shkak të nevojave të saj për energji.

/Irida Vata/                                                                                                                                          

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar