Kinë, rrjedhje kimike vdekjeprurëse në një uzinë

Kinë, rrjedhje kimike vdekjeprurëse në një uzinë

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga rrjedhja e amoniakut në gjendje të lëngët, në një uzinë në Shangai, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Rrjedhja është shkaktuar sot në mëngjes, në depon e ftohjes të një kompanie të ushqimeve të detit. 26 vetë të tjerë paraqiten të sëmurë nga pasojat e rrjedhjes. Mungesa

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga rrjedhja e amoniakut në gjendje të lëngët, në një uzinë në Shangai, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Rrjedhja është shkaktuar sot në mëngjes, në depon e ftohjes të një kompanie të ushqimeve të detit.

26 vetë të tjerë paraqiten të sëmurë nga pasojat e rrjedhjes.

Mungesa e standardeve të sigurisë dhe të ndërtimit janë shkak i incidenteve të tilla, të cilat janë të shpeshta në Kinë.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar