Kinë, foshnja me 4 duar dhe 4 këmbë

0

Të lindësh me 4 këmbë dhe me 4 duar, mund të duket se skena të tilla janë të një film fantazi por lajmi është mëse i vërtetë. Ngjarja ka ndodhur në Kinë ku një foshnje ka lindur me gjymtyrë të dyfishta. Mjekët e spitalit në Guangdongut kanë arritur që pjesët e tepërta tja hiqnin djalit 13- ditësh me sukses pas 4 ditësh operacion. Bebja tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Djali 13-ditësh nga Huizhou u lind i bashkuar në gjoks me binjakun e tij parazit.

Kryekirurgu Yu Jiakang shpjegoi: “Duhet të ishin binjakë, por njëri prej tyre nuk u zhvillua siç duhej dhe u deformua.”

Babai i foshnjes fajëson veten për faktin se nuk është kujdesur sa duhet për bashkëshorten e tij gjatë shtatzënisë.

“E kisha mendjen vetëm tek puna dhe tek lekët. Duhej ta kisha çuar gruan për kontroll më shpesh”, tha zoti Chen.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here