Kinë, bie industria përpunuese

Kinë, bie industria përpunuese

Aktiviteti i industrisë pëprunuse ka rënë ndjeshëm në muajin qershor për shkak të uljes së kërkesës. Të dhënat e ulëta vijnë pas shqetësimeve në rritje të ekonomisë kineze, e cila renditet e dyta në botë. Nga shqetësimet e analistëve ka qenë dhe frika se një ngadalësim i zgjatur në tregjet kryesore, si në Shtetet e

Aktiviteti i industrisë pëprunuse ka rënë ndjeshëm në muajin qershor për shkak të uljes së kërkesës.

Të dhënat e ulëta vijnë pas shqetësimeve në rritje të ekonomisë kineze, e cila renditet e dyta në botë.

Nga shqetësimet e analistëve ka qenë dhe frika se një ngadalësim i zgjatur në tregjet kryesore, si në Shtetet e Bashkuara mund të dëmtojë kërkesën për eksportet kineze dhe të godasë më tej industrinë përpunuese të saj.

Qu Hongbin, ekonomist në bankën kineze HSBC, tha se sektori është rënduar nga përkeqësimi i kërkesës së jashtme, si dhe nga moderimi i asaj të brendshme.

Të dhënat u shtohen treguesve të tjerë se rritja po ngadalësohet nga 7.7 për qind që ishte në tre muajt e parë të vitit, pasi rendimenti i prodhimit industrial dhe eksportet ishin më poshtë se parashikimet.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar