Kina “hyn” në Europë, blen 5 % të Ukrainës

Kina “hyn” në Europë, blen 5 % të Ukrainës

Kina merr nga Ukraina 3 milion hektarë tokë me qira me qëllim shfrytëzimin në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë përgjatë 50 viteve të ardhshme. Marrëveshja e firmosur këto ditë, ka një vlerë prej 2.6 miliardë dollarësh, ndërsa sipërfaqja e vënë në dispozicion të shtetit komunist nga Ukraina, përllogaritet të jetë e përafërt me atë të

Kina merr nga Ukraina 3 milion hektarë tokë me qira me qëllim shfrytëzimin në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë përgjatë 50 viteve të ardhshme. Marrëveshja e firmosur këto ditë, ka një vlerë prej 2.6 miliardë dollarësh, ndërsa sipërfaqja e vënë në dispozicion të shtetit komunist nga Ukraina, përllogaritet të jetë e përafërt me atë të Belgjikës.

Kjo është edhe marrëveshja më e madhe e ndodhur ndonjëhërë në rastin e qeramarrjes midis dy shteteve.  Toka bujqësore do të shfrytëzohet për aktivitete blegtorale dhe kjo marrveshje është kryer për të plotësuar nevojat bazë që ka Kina në ushqime.

Çdo marrëveshje toke midis dy vendeve në të kaluarën e afërt kanë çuar në problemet politike dhe “Kolonializmi”. E njëjta marrveshje si me Ukrainën  dhe Kinën ishte gati për të ndodhur midis Madagaskarit dhe Kores së Jugut për 1.2 milion hektarë tokë, por që në fund nuk u firmos.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar